Sali Berisha në një takim me demokratët e Prrenjasit ka komentuar vendimin e qeverisë për konfiskimin e ndërtesave pa leje. Berisha tha se investitorët paguajnë ryshfet për të shtuar katte, ndërsa Rama bën sikur nuk është në dijeni.
“E dëgjuat dje, sikur nuk ka qenë në Shqipëri, fliste për mungesën e ligjit në ndërtime dhe urbanistike, që të gjitha mbi bazë ryshfeti, pasi dihet shumë mirë që jo çdo kat, por edhe çdo dhomë paguajnë ryshfetin për ta shtuar. Ky jo që e dinte, por ndryshoi ligjin dhe ngarkoi policinë për tu marrë me ndërtimet pa leje.
Pra mendon se në këtë mënyrë do të lajë duart me kaosin urbanistik që e krijoi mbi bazën e ryshfetit. Asnjëri prej tyre aty nuk ka ndërtuar kate mbi kate pa paguar shuma të mëdha”, tha Berisha.
