Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Përpara mbajtjes së funeralit të nënës, Mbreti Charles III do të vizitojë Skocinë, Irlandën dhe Uellsin

22:31 / September 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
king charles
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ditët para funeralit të nënës së tij, Mbreti Charles III dhe gruaja e tij, Mbretëresha Kamila, do të udhëtojnë në Skoci, Irlandë Veriore dhe Uells. Ndalesa e parë do të jetë Skocia, ku ata do të vizitojnë parlamentin skocez dhe do t’i bashkohen një vigjilje në kujtim të monarkut.

Të martën, çifti mbretëror do të udhëtojë me avion në Belfast dhe do të vizitojë Kalanë Hillsborough, ku do të shohin një ekspozitë mbi lidhjen e gjatë të Mbretëreshës me Irlandën e Veriut.

Ata gjithashtu do të marrin pjesë në një shërbim në kujtim të Mbretëreshës dhe do të marrin një mesazh ngushëllimi të udhëhequr nga kryetari i Asamblesë së Irlandës së Veriut. Pas kthimit në Londër, ku do të jenë dëshmitarë të mbërritjes së arkivolit të Mbretëreshës Elizabeta II, çifti do të udhëtojë të premten drejt Uellsit.

Ndërkaq, Princesha Anne do të shoqërojë arkivolin e Mbretëreshës Elizabeta II në Londër përpara funeralit, njofton Pallati Buckingham.

“Buckingham Palace” njoftoi se arkivoli do të nisej për në aeroportin e Edinburgut të martën dhe më pas do të dërgohej në Londër nga RAF Northolt, me vajzën e vetme të Mbretëreshës në bord.

Arkivoli pritet të mbërrijë në Pallatin Buckingham në orën 20:00 GMT të martën, ku Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Kamila do të jenë dëshmitarë të mbërritjes së tij.

Kamila mbreteresha mbreti charles
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.