Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj pret filantropin amerikan John Paul DeJoria: Shembull frymëzues i një sipërmarrësi të suksesshëm

13:29 / September 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 09 11 at 1.21.15 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipërmarrësi dhe filantropi amerikan, John Paul DeJoria, së bashku me bashkëshorten e tij, modelen, aktoren dhe producenten e njohur, Eloise Broady ndodhen në Tiranë. Ata u pritën edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili përmes një statusi në “Twitter”, ka vlerësuar historinë frymëzuese të DeJorias, përshkruar si një shembull i gjallë i ëndrrës amerikane.

“Shumë i lumtur që prita John Paul Dejoria dhe bashkëshorten e tij të mrekullueshme, Eloise Broady! Ai është themelues i “Paul Mitchell Systems” dhe “Patrón Spirits”, i cili nga i pastrehë u bë një filantrop i madh, shembull motivues! Faleminderit për vizitën frymëzuese!”, shkruan Veliaj.

Sipërmarrësi amerikan, John Paul Dejoria është i njohur më së shumti si bashkëthemelues i linjës së produkteve “Paul Mitchell” dhe markës së tekilas “The Patrón Spirits”. Për shkak të karrierës së tij personale dhe arritjeve në biznes, dikur i pastrehë e sot një miliarder dhe sipërmarrës i suksesshëm, DeJoria është përshkruar si një shembull frymëzues edhe në mjaft dokumentarë.

Dejoria, djali i dytë i një babai emigrant italian dhe një nëne emigrante greke, ishte vetëm 2 vjeç kur prindërit e tij u divorcuan. Ai u rrit në një shtëpi fëmije në Los Anxhelos deri në moshën 9-vjeçare, kur filloi të shiste kartat e Krishtlindjeve dhe gazetat me vëllain e tij më të madh për të mbajtur familjen e tij.

Shitësi i dikurshëm derë më derë bashkëpunoi me Paul Mitchell në vitin 1980 dhe të dy ndërtuan një nga kompanitë më suksesshme në botë.

WhatsApp Image 2022 09 11 at 1.21.15 PM 1

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.