Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm e ka nisur me nxënësit e shkollës “Jeronim De Rada”, ku bëri me dije se viti arsimor nis me gjeneratën e re të laboratorëve për mësimin e teknologjisë digjitale, të cilët fillimisht do të jenë 100 për t’u shtrirë hap pas hapi në të gjitha shkollat e vendit.
“MIRËMËNGJES dhe nga “Jeronim De Rada”, ku viti arsimor nis me gjeneratën e re të laboratorëve për mësimin e teknologjisë digjitale, të cilët fillimisht do të jenë 100 për t’u shtrirë hap pas hapi në të gjitha shkollat e vendit, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama.
