Procesi mësimor ka nisur normalisht në gjithë Bashkinë Mat. Falë masave të marra në kohë nga ana e Bashkisë, nxënësit janë rikthyer në mjedise komode për një vit të ri shkollor.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryetari i Bashkisë Agron Malaj u uron suksese për vitin e ri shkollor. “Sot nis rruga e dijës për disa fëmijë. Për të tjerë është një ditë rikthimi në bangat e shkollës, ritakim me shokë dhe shoqe pas pushimeve. Për ne është një ditë tjetër që na bën të reflektojmë sesa shumë përgjegjësi kemi ndaj fëmijëve.
Me bindjen se kemi bërë sa mundëm për të përmirësuar kushtet e fëmijëve në shkolla dhe instirucione të tjera arsimore, por sërish jo aq sa duhet, dua t‘ju uroj suksese të gjithë fëmijëve, mësuesve dhe prindërve sot. Shpresoj të jetë një vit sa më i mbarë për të gjithë ne”, thekson kryebashkiaku Agron Malaj.