Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në kuadër të nisjes së viti të ri shkollor, u pa në shkollën “Ibrahim Basha” në Kamëz, ku dyert për nxënësit nuk janë të hapura.
Në fjalën e saj, Xhixho kërkoi një përgjigje se cili është projekti për këtë shkollë, dhe kur do të përfundojnë ndërtimet, pasi godina është prishur që në mars. Po ashtu deputetja tha se është e patolerueshme që qytetarët të mos dëgjohen, ndërsa reagoi edhe për librat e përdorur falas.
“Janë 900 nxënës që meritojnë të kenë një shkollë të re sa më parë, ndaj kërkojmë që të dimë cili është projekti i kësaj shkolle, kur përfundojnë ndërtimet. Dhe këta banorë kanë një kosto shtesë në familjet e tyre, a kanë menduar bashkia dhe ministria që ksotoja e furgonit të tyre shkon në 20 mijë lekë e më shumë? Është e patoluerueshme që qytetarët të mos dëgjohen, ndërkohë që Rilindja bën këshillime kombëtare e kur qytetarët trokasin në dyert e tyre, veshët janë të shurdhër. Kjo është propaganda e tyre. Këta nxënës përballen e me propagandën për libra falas. Lekë paska për libra falas, por kryeministri thotë se do edukojë nxënësit, ndërkohë që ata kanë ushtrime për të bërë në ato libra, me laps dhe me stilolaps”.
Kurse disa nga banorët u shprehën se ato do të vijojnë protesta deri edhe në bllokimin e rrugës. “Do dalim dhe do të bllokojmë rrugën. Ku ti marrim ne lekët për transportin e fëmijëve që të dalim në protestë”.
