Sot nisi viti i ri shkollor 2022-2023. Enesti e kishte ëndërruar klasën e parë së bashku me shokë dhe shoqe, por ai sot është nxënësi i vetëm i klasës së parë. Thotë se do të vijnë edhe shokë të tjerë më vonë, për t’u bërë më pas vetëm dy nxënës në klasë të parë.
Në shkollën e Griqanit në Bashkinë e Elbasanit, edhe pse me klasa të bashkuara nga e para deri në të pestën dhe nga e gjashta deri në të nëntën, sërish ato janë bosh. Ndërsa nxënësit do donin më shumë shokë e shoqe me ta. “Jemi 3, por do të ishte më mirë sikur të ishim 20”, thotë një nxënës.
Në gjithë Bashkinë e Elbasanit, në sistemin parauniversitar këtë vit shkollor është mbyllur një shkollë, ndërsa tre të tjera janë bashkuar si pasojë e numrit të ulët të nxënësve.
