INSTAT ka publikuar sot të dhënat mbi nivelin e pagave në Shqipëri ku vërehet një rritje e ndjeshme e rrogës mesatare në vend gjatë tremujorit të dytë të këtij viti krahasuar me tremujorin e parë. Sipas INSTAT, paga mesatare në Shqipëri tani është 60 666 lekë, ndërsa në fillim të vitit 2021 ishte rreth 56 mijë lekë.
Sipas INSTAT, pagat më të mira në Shqipëri i parrin punonjësit që janë të punësuar në sektorin bankar dhe atë të sigurimeve, ndërkohë që më pas renditen sektori i informacionit dhe komunikacionit; punonjësit e agjencive imobiliare dhe administrata publike.

