Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Pashë këmishën e gjakosur”, Rudina Hajdari rrëfen kujtimet për të atin: Çfarë më tha kur e plagosën në Kuvend

19:30 / September 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 696ffe4cb7522334767ffc34628a2d55 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me një mirënjohje të thellë për Besim Çerën, truprojën e Azem Hajdarit e nisi fjalën e saj, e bija, Rudina, sot në përvjetorin e 24-të të vrasjes së ish-deputetit të Partisë Demokratike.

Në një takim në “Qytet Studenti”, për figurën e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari ndau kujtimet e saj për të atin. Mes të tjerash ajo kujtoi Besim Çerën, për të cilin tha se ai ishte i pandashëm me babain e saj.

“Familja ime do t’i jetë gjithnjë mirënjohës, Besim Çerës. Ai humbi jetën e tij për të mbrojtur babin.

Ishte fjalë pak, dhe sa herë që vinte në shtëpi, ai udhëtonte me babin në çdo cep të Shqipërisë dhe fliste me time më, i thoshte: mos bëj asgjë, se nuk ke nevojë.

Ai nuk donte ta lodhte mamin më tepër. Besimi për mua do të mbetet njeriu më i pandashëm për Azem Hajdarin”, tregoi Rudina Hajdari.

Më tej, ish-deputetja demokrate ndau me të pranishmit disa kujtime për të atin. Veçoi momentin, kur Azem Hajdari u plagos në Kuvend dhe atë ditë nuk kishte mundur të shkonte ta merrte nga shkolla.

“Një kujtim tjetër qe dua të ndaj me ju. Nga fëmijëria ime. Kur isha fare e vogël ndoshta në moshën e Sihanës, babi vinte shpesh dhe më merrte nga shkolla.

Ai donte që unë të isha më e mira në mësime. Një ditë nuk erdhi. Erdhi një makinë, u futa dhe pas sediljes pashë një këmishë të gjakosur.

Më vonë mora vesh që babin e kishin plagosur në Parlament. Gjëja e parë që më tha: hë Rudina çfarë notash more sot? Dhe thashë si ka mundësi që ky njeri në këtë gjendje më pyet për mësimet.

Por i tillë ishte babi, Azemi që kujdesej për të gjithë. Ai e bënte këtë me dëshirën më të madhe dhe asgjë nuk mund ta ndalte në përkujdesjen që kishte për njerëzit.

Në udhëtimet e mia, kudo i kam gjetur gjurmët e tij, diku ka mundësuar ujin, diku punësimin, diku nëpër sofra ka lënë shenjë me bisedat e tij”, rrëfeu ajo.

Rudina Hajdari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.