Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

EMA miraton vaksinën e modifikuar për Omicron-in

21:29 / September 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Vaksina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka rekomanduar autorizimin e një doze të modifikuar të vaksinës kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer-BioNTech. Kjo dozë përfshin mbrojtjen nga dy variantet e fundit të Omicron-it, teksa shtetet evropiane po tentojnë të fuqizojnë fushatat e imunizimit të popullsisë para dimrit.

EMA tha më 12 shtator se studimet laboratorike sugjerojnë se vaksina e kombinuar – që shënjestron virusin origjinal të sëmundjes COVID-19 dhe nënvariantet e Omicron-it BA.4 dhe BA.5 – duhet të shkaktojë një përgjigje efektive. Kjo vaksinë e modifikuar pritet të jetë po aq e sigurt sa versioni origjinal, por agjencia tha se do të vazhdojë të analizojë atë, pasi të dhënat janë ende të kufizuara.

Më herët gjatë këtij muaji, Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe miratoi përdorimin e vaksinës së modifikuar. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, versioni BA.5 i Omicron-it është përgjegjës për shumicën e rasteve me koronavirus në mbarë botën.

Më herët gjatë shtatorit, EMA autorizoi përdorimin e dy vaksinave të kombinuara të prodhuara nga Pfizer dhe Moderna, që kanë për qëllim të shënjestrojnë nënvariantin e mëhershëm të Omicron-it, BA.1. Ende është e paqartë se sa efektive janë dozat përforcuese të vaksinës dhe ekspertët ende janë duke mbledhur të dhëna. Por, të dhënat e mbledhura deri më tani sugjerojnë se këto doza përforcuese janë të sigurta për përdorim.

Në nivel global, rastet me koronavirus dhe vdekjet kanë rënë në javët e fundit, por ekspertët thonë se mund të ketë rritje të rasteve dhe vdekjeve gjatë dimrit. Deri më tani, nga COVID-19 kanë vdekur mbi 6.5 milionë persona në mbarë botën.

Ema Omicron vaksinen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.