Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me fotot e garës “BMW International GS TROPHY 2022”. Përmes një postimi në facebook, Rama thotë se pilotë nga e gjithë bota zgjodhën Shqipërinë, duke zbuluar e promovuar shtigje të pashkelura natyrore të vendit tonë.
“MIRËMËNGJES dhe me entuziazmin e pilotëve nga e gjithë bota, të cilët zgjodhën Shqipërinë për të marrë pjesë në BMW International GS TROPHY 2022, duke zbuluar e promovuar shtigje të pashkelura natyrore të vendit tonë, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
GS Trophy 2022 zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Gara ndërkombëtare ka nisur nga data 4 dhe do të zhvillohet deri më 10 shtator 2022. Motoçiklistët më të mirë eksplorojnë shtigjet epike, me motorët e tyre GS, në një kompeticion të mbushur me aksion.
