Edhe me vdekjen po bëhet pazar. Vdekja e Mbretëreshës së Anglisë, Elizabeth II është kthyer në biznes për shqiptarët. Mediat britanike shkruajnë se bandat shqiptare po përdorin funeralin e Mbretëreshës si një justifikim për të promovuar oferta me zbritje për të kaluar kanalin Anglez.
Ata po përdorin media sociale si TikTok për të bërë marrëveshje me çmim 1,600 paund për person për çdo emigrant që “dëshiron të marrë pjesë në funeralin e monarkes”, duke i nxitur ata ta bëjnë këtë përpara funeralit shtetëror e cila do të zhvillohet të hënën e ardhshme.
Sipas ofertave, shqiptarët mund të marrin familjet dhe fëmijët në udhëtimin 21 milje nëpër ngushticat e Doverit. Tarifa prej 1600 £ është gjysma e çmimit të marrëveshjeve të mëparshme, që variojnë nga 3000 deri në 5000 £.
