Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

OBSH: Mbi 17 milionë europianë vuajtën nga “Covid i zgjatur”

14:00 / September 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
covid19
(Cryptographer / Shutterstock)
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të paktën 17 milionë europianë vuajtën nga “Covid i zgjatur” në vitet 2020 dhe 2021, sipas një vlerësimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ky numër korrespondon me 16% të 102.4 milionë njerëzve të infektuar nga virusi gjatë dy viteve të para të pandemisë në gjithsej 53 vende të kontinentit europian.

Lodhje, kollë, gulçim, ethe, humbje të nuhatjes dhe shijes, depresion. Personat me covid të zgjatur kanë raportuar një ose më shumë simptoma, përgjithësisht në tre muajt e parë pas infektimit dhe vazhdojnë për të paktën dy muaj.

“Miliona njerëz në rajonin tonë, i cili përfshin pjesë të Europës dhe pjesë të Azisë Qendrore, kanë vuajtur nga simptomat për shumë muaj pas ekspozimit fillestar ndaj Covid-19”, tha kreu i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Hans Kluge.

“Qeveritë dhe institucionet shëndetësorë duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje”, theksoi ai, duke vënë në dukje “një nevojë urgjente për analiza më të avancuara, për investime më të mëdha dhe rritje të mbështetjes dhe solidaritetit për ata që vuajnë nga sëmundja”.

Covid i zgjatur prek gratë dy herë më shumë, sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë bazuar në llogaritjet e Institutit për Metrikën dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME, SHBA).

Sipas IHME, rreth 145 milionë njerëz në total në mbarë botën kanë vuajtur nga Covid-i i zgjatur në vitet 2020 dhe 2021.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga pretendimet për trafik organesh te akuzat për krime lufte, si nisi rruga e gjatë e Hashim Thaçit drejt Hagës

20:02 / September 15, 2026

Vuçiç zbulon datën e dorëheqjes, presidenti i Serbisë: Fushatën e vazhdoj si qytetar i thjeshtë

16:08 / September 15, 2026

Vendimi i Gjykatës së Lartë për Veliajn, reagon Rama

15:33 / September 15, 2026

Pagat, debati në Kuvend/ Pas ekonomisë, diskutime në Komisionin e Ligjeve

15:27 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.