Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Presidentja e Hungarisë: Do të bëjmë çmos që Kosova të marrë liberalizimin e vizave

14:22 / September 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
44454878 770x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Ne do të bëjmë çdo gjë që kemi mundësi që Kosova të marrë liberalizimin e vizave”, ka thënë presidentja e Hungarisë, Katalin Novak gjatë vizitës së saj zyrtare më 13 shtator në Prishtinë.

Në konferencën e përbashkët, pas takimit që pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ajo tha se vendi i saj do që të luaj rol aktiv për të siguruar paqe dhe se objektivi i tyre është stabiliteti “ashtu që mos te këtë më luftë në Evropë”.

“Kanë kaluar 20 vite prej përfundimit të luftërave në Ballkan, nuk është edhe shumë larg, ndërsa tani kemi luftën me Ukrainën dhe është tejet me rëndësi që kjo luftë të shmangë Evropën”, tha Novak.

Ndërsa Osmani tha se shpreson që të ketë liberalizim të vizave gjatë presidencës çeke. Sipas saj, se ka ardhur koha që marrëdhëniet me Kosovës dhe Bashkimit Evropian të ngriten në një nivel më të lartë, dhe që sipas saj, “Kosova këtë vit do të aplikoj për statusin e vendit kandidat”.

Novak para Prishtinës ka qëndruar në vizita zyrtare në Bukuresht, Beograd dhe Zagreb. Ndryshe nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova është e vetmja që nuk ka liberalizim vizash me BE-në.

Kosovës i janë vendosur dhjetëra kritere, edhe shtesë, të cilat, sipas të dyja palëve, janë plotësuar. Megjithatë, nga viti 2018, shtetet e BE-së nuk kanë arritur pajtim për t’iu mundësuar kosovarëve lëvizje të lirë.

Rezerva të mëdha kanë shprehur sidomos Franca dhe Holanda. Aktualisht Kosova ka vetëm Marrëveshje Stabilizim -Asociimi (MSA) të nënshkruar me BE-në.

Kjo marrëveshje kontraktuale – e vetmja ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian – është nënshkruar në vitin 2014, ndërsa ka hyrë në fuqi më 2016./REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga pretendimet për trafik organesh te akuzat për krime lufte, si nisi rruga e gjatë e Hashim Thaçit drejt Hagës

20:02 / September 15, 2026

Vuçiç zbulon datën e dorëheqjes, presidenti i Serbisë: Fushatën e vazhdoj si qytetar i thjeshtë

16:08 / September 15, 2026

Vendimi i Gjykatës së Lartë për Veliajn, reagon Rama

15:33 / September 15, 2026

Pagat, debati në Kuvend/ Pas ekonomisë, diskutime në Komisionin e Ligjeve

15:27 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.