Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PD kërkon Gledis Nanon në Kuvend: Trego ç’bisedove me Lamin për Martinajn

18:10 / September 13, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
naco
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Sigurisë, Ferdinand Xhaferi, Flamur Noka dhe Ervin Salianji kanë kërkuar që ish-Drejtori i Policisë Gledis Nano, të dëshmojë për bisedën që ai ka bërë me oficerin Jeton Lami, efektiv i Operacionales që shoqëronte të shumëkërkuarin Ervis Martinajt deri në momentin që ky i fundit humbi gjurmët.

Të pranishëm në Komisionin e Sigurisë, ata thanë se Nano duhet të flasë pasi ka hapur ‘Kutinë e Pandorës’ për lidhjet e krimit me politikën. Por, kryetari i Komisionit, Nasip Naço thotë se Komisioni nuk ka të drejtë të thërrasë në Komision një ish-drejtues të Policisë së Shtetit, por ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, mund ta kërkojnë.

Pjesë nga replikat:

Nasip Naço: Pika 3 e rendit të ditës është thirrje për prezencën e Ministrit të Brendshëm dhe ish-Drejtuesit të Policisë së Shtetit, ju bëj me dije se Komisioni nuk e ka tagërin ta kryejë një thirrje kundrejt një ish-drejtori. Në rastin e zotit Nano nuk mund ta therrasim, por duke iu referuar nenit 87, edhe punonjësit e liruar nga detyra, mbajnë përgjegjësi për ruajtjen e informacionit. Ka detyrim të sigurojë mbrojtjen e të dhënave. Ky detyrim zbatohet edhe nga punonjësi i liruar apo jo. Zoti Nano nuk punon më. Po lexoj ligjin, nuk bëj asnjë koment. Për pjesën e Ministrit të Brendshëm, kam bërë kerkesën…

(Flet Opozita)

Nasip Naço: Ajo është pika e 4

Flamur Noka: Zoti kryetar

Nasip Naço: S’kam mbaruar

Flamur Noka: Mirë më fal

Nasip Naço: Flisni zoti Noka

Flamur Noka: Ju na lexuat detyrimin që ka oficeri i Policisë për të ruajtur sekretin e punës profesionale, këtë gjë kur Nano të vijë, lexojani që ta ketë parasysh. Por për sa kohë ne kemi të drejtë ta thërrasim, ai të vijë dhe më pas e vendos vetë, do të flasë apo jo. Ne i mbledhim firmat, por në rast se ju doni të ndaloni raportimin e një titullari të Policisë së Shtetit, kjo nuk kalon me kaq. Këtë censurë nuk e bën dot as Edi Rama dhe askush, e kuptoj që ka urdhër politik për të zhvilluar këtë seancë. Duam ta dëgjojmë sepse ka hapur kutinë e pandorës për lidhjet e politikës me krimin.

Nasip Naço: Unë u mundova të jem korrekt me rregulloren e Kuvendit, ja e lexoj prapë nëse e kam lexuar gabim.

Ferdinand Xhaferraj: Opozita hyn në tagerin e të qenurit ekspert dhe grup interesi, kështu që të thirret. Është bërë ky debat edhe më herët.

Nasip Naço: Ju lutem, kam njoftuar Ministrin e Brendshëm, pika për Nano bie në kundërshti. Për aq sa e njoh unë ligjin, nuk gjeni hapësirë për ta thirrur Nanon në këtë komision. Zoti Xhaferri, edhe po të orientoj. Rregullorja nuk e parashikon. Në seancë për konferencë kryetarësh mblidheni e shtrojeni. Firmën time s’e keni.

Ferdinand Xhaferraj: Nuk të jepet e drejta e interpretimit ty, ti ke detyrimin ta njoftosh në momentin që firmos 2/3 e anëtarëve.

Nasip Naço: Do u drejtohem dhe të tjerëve, ja të shohim, Ministri i Brendshëm është njoftuar, kam shkresën.

Ervin Salianji: Tani që të jemi të qartë, ne nuk kemi lidhje e kontakt me të, e kërkojmë për shkak të qëndrimit publik që ka pasur. Ne nuk po e thërrasim në kafe, as në rrugë, bëjeni që të jetë me dyer të mbyllura, pse keni frikë ju? Lërja të drejtën atij në dorë morë, ti dërgoja shkresën dhe thuaja, ai mund të thotë edhe nuk vij fare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.