Përmes një foto të një fëmije që ishte i pranishëm në protestën modeste që Partia e Lirisë mbajti dje në Sharrë, kryetari Ilir Meta akuzon se për të paratë për një arsim cilësor në vend po vidhen me inceneratorët.
Vajza në foto mban një pankartë ku shkruhet “Inceneratori po djeg paratë e librave të mi”.
“Një nga mesazhet më domethënës të protestës qytetare! Paratë që duhet të shpenzoheshin për një arsim cilësor, vidhen me inceneratorët duke djegur të ardhmen e fëmijëve. Arsim cilësor pa buxhetim nuk mund të ketë. Vetëm arsimi, si prioritet kombëtar, sjell zhvillim”,-shkruan Meta në postimin e tij në facebook.

