Është padyshim një ndër modelet më me influencë në botë dhe merr gjithmonë vëmendjen me paraqitjet e saj. Bella Hadid i ka surprizuar të gjithë me atë që kishte zgjedhur për të veshur për festën e Fendi-t në Manhattan. Ylli i pasarelave mbante veshur një palë këpucë “hibride” Ancuța Sarca.

Ylli i pasarelave ishte e veshur tërësisht me të zeza dhe për të kompletuar pamjen, ajo kishte zgjedhur çizmet Ancuța Sarca, nga koleksioni Vjeshtë/Dimër 2022. Modeli i tyre spikati pasi pjesa ballore ishte e një atleteje Nike, ngjyrë blu dhe e zezë, me logon ikonë të markës sportive në ngjyrë të bardhë.
Ndërsa pjesa tjetër, kishte elementë të një çizmeje me takë. Një kombinim i pazakontë por që me siguri do të jetë modeli më i diskutueshëm të sezonit.

