Sot deputetët kanë ditën e Kuvendit. Sipas rendit të ditës, do të diskutohet për ratifikimin e marrëveshjes financiare në kuadër të partneritetit ndërmjet Shqipërisë dhe Komisionit Evropian për rregullat specifike te zbatimit të asistencës financiare të BE-së.
Më pas do të flitet për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe terrorizmit.
Po ashtu në Kuvend do të flitet për marrëveshjen e Shqipërisë me Britaninë për emigracionin, një çështje që kohët e fundit ka marrë vëmendje të madhe edhe nga shtypi anglez.
