Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk mori pjesë sot në seancë plenare. Por mungesa e tij nuk i shmangu debatet mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me raportin e departamentit amerikan të shtetit se Partia Demokratike në vitin 2017 ka përfituar financime nga Rusia.
“Përgjegjësia është e personave që kanë kryer veprën, ne jemi distancuar dhe ato para nuk janë përdorur nga PD në fushatë”, tha Luçiano Boçi.
