Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Komisariati nr. 1 i policisë kanë kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës biznesmenin Pëllumb Salillari për ndërtim pa leje. MCN ka mësuar se ndonëse nuk është bërë publik, kallëzimi penal për biznesmenin e fuqishëm ka mbërritur në tryezën e shefit të përkohshëm të prokurorisë së kryeqytetit, Arenc Cela.
Pëllumb Salillari bëhet kështu biznesmeni i parë që kallëzohet penalisht pas aksionit të qeverisë ndaj ndërtimeve pa leje.
