Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar Fatos Nanon, me rastin e datëlindjes. Krahas një fotoje të shpërndarë në rrjetin social facebook Balla shkruan: “Gëzuar Ditëlindjen liderit tonë të parë FATOS NANO! Mirënjohje gjithmonë”. Nanon feston sot 70-vjetorin e lindjes.
