Këtë të premte, Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit ish-kandidatin për deputet i LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Etjon Joka. Ai u gjykua për akuzën e korrupsionit në zgjedhje.
GJKKO pranoi kërkesën e SPAK-ut, që po ashtu kërkoi 1 vit burg për ish-kandidatin e LSI-së. Joka dyshohet se shpërndau para gjatë fushatës elektorale kundrejt votës.
Ndërkohë me 1 vit burg është dënuar edhe Edison Babo, militant i LSI-së, i cili doli në përgjime se mori para nga kandidati i LSI-së, Etjon Joka për votat.
