Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka shpallur të pafajshme komosioneren e Vetting-ut, Etleda Çiftja. Ajo ishte akuzuar për fshehje pasurie dhe falsifikim të dokumenteve.
Në një komunikim për mediat pas këtij vendimi, ajo tha se qëllimi i vërtetë i këtij sulmi sipas saj, nuk ishte ajo, por reforma në drejtësi.
“Shumëkush është shprehur se u përpoqën të dëmtonin Reformën në Drejtësi dhe procesin e Vetting-un, por me vendimin e sotëm gjithçka u mësua, që shpresoj që të publikohet i plotë. Të kuptohet qartë se cila ka qenë historia. Që në fillim kam pasur dy kontrolle dhe asnjëherë probleme me pasurinë. Nuk dua të bëj koment për SPAK. Dua që SPAK të jetë në objektivin e duhur për të cilin u krijua pasi unë jam vetë pjesë e Reformës në Drejtësi”.
