Një i burgosur 30-vjeç, i cili po vuan dënimin në burgun e Drenovës, ka tentuar t’i japë fund jetës.
Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës, ku i burgosuri, Pandi Stefo, në gjendje të rënduar psikologjike, ka përdorur një mjet prerës duke i shkaktuar vetes disa plagë në qafë.
I riu është dërguar në spital dhe raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Para se 30-vjeçari të tentonte t’i jepte fund jetës, mësohet se ai ka pasur një konflikt me disa të burgosur të tjerë.
Stefo është i dënuar për veprën penale”Trafikim të narkotikëve”.
