Bashkia e Lezhës ka paralajmëruar sot qytetarët se reshjet e shiut që priten në fundjavë mund të sjellin përmbytje ose rrëshqitje dherash.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, bashkia u bën thirrje qytetarëve se për çdo rast të njoftojnë në numrin e posaçëm të telefonit për ndihmë nga ekipi i emergjencës.
NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Sipas parashikimeve te motit parashikohet që në fundjavë do ketë reshje të dendura në territorin e Bashkisë Lezhë që mund të krijojnë probleme të ndryshme deri me rreziqe përmbytjesh dhe rrëshqitje.
Ju bëjmë me dije se grupi i emergjencave pranë Bashkisë Lezhë ka siguruar te gjitha mjetet e nevojshme dhe ndodhet në gatishmëri të plotë 24h.
Për çdo nevojë jeni të lutur të telefononi në numrin e telefonit : 0683312049
