Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Financimet ruse, Rama: Kur PS e ka trajtuar këtë çështje ata që sot hidhen përpjetë na kanë përqeshur

11:35 / September 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi ramaaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët këtë të shtunë në lidhje me financimet ruse, pas publikimit të një dokumenti nga inteligjenca amerikane. Rama tha se kur Partia Socialiste e ka trajtuar këtë çështje është përqeshur nga ata që “sot hidhen përpjetë sepse e konsiderojnë mbase një tjetër gur për luftën e tyre të brendshme”.

“PS, financime ruse? Nga, apo përsëri është një rast për të ndryshuar drejtimin e temës? Dua t’ju kujtoj të gjithëve ju që po e trajtoni me të drejtë këtë temë sepse ka riardhur në qendër të vëmendjes pas një publikimi të bërë nga SHBA se kjo nuk është një temë e re. Nuk është një çështje aspak e panjohur për ne. Kjo është një temë që kur ne e kemi trajtuar shumë prej jush përfshirë edhe ata që sot hidhen përpjetë sepse e konsiderojnë mbase një tjetër gur për luftën e tyre të brendshme na kanë përqeshur. Askush prej një mase të madhe qoftë të medias, qoftë pastaj dhe të politikës përveç PS nuk ka marrë përsipër të thellohet në këtë drejtim. Ka qenë një përqeshje e madhe dhe njëkohësisht kujtoj se ka qenë një front i madh i bashkuar politik dhe mediatik për ta mohuar me të qeshur këtë çështje. Ja ku jemi sot. Këtë pyetje nuk keni pse ma drejtoni mua në kuptimin që kjo është një pyetje që duhet t’ia drejtoni prokurorisë, drejtësisë. Sepse në fund të fundit politika ka bërë zgjedhjet e veta, dhe mediat kanë bërë zgjedhjet e tyre të cilat rëndomë nuk janë interesi i publikut, por drejtësia e ka trajtuar këtë çështje dhe nuk ia ka dhënë përgjigje. Është për të ardhur keq kur sot  shoh shumë që sot janë të skandalizuar, të tronditur, të shokuar… jo se duhet të na besonin ne kur kjo çështje u hap, por se duhet të bënin detyrën e tyre. Dhe detyra e tyre nuk është që sa herë flas unë dhe sa herë flet PS  apo qeveria e PS apo grupi parlamentar i PS të skërmisin dhëmbët dhe të lëshojnë fjalë nga më të rëndat dhe të përqeshin çdo gjë që ne themi sidomos kur bëhet fjalë për kundërshtarë”, u shpreh Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dhuna s’duhet të jetë kurrë alternativë”/ Protestat në Shqipëri e rajon, Merz nga Samiti i Procesit të Berlinit: Duhet të vazhdojmë procesin e zgjerimit të BE

14:56 / October 22, 2026

Samiti i Berlinit në Budva, mbërrin kryeministri Rama

11:33 / October 22, 2026

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.