Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Përmbytjet në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Ja 3 qarqet problematike

18:30 / September 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
permbytje shi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes njofton se sasia e madhe e reshjeve të rëna gjatë 24 orëve të fundit ka krijuar probleme në 3 qarqe të vendit.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Mbrojtjes Civile, në bashkinë e Tropojës reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore, banesa dhe toka bujqësore.

Në segmente të caktuara ka shembje dhe gërryerje, ndërsa rezervuarët janë në kuotat maksimale.

Fshati Lumi, njësia administrative Margegaj janë të bllokuar nga prurjet e shumta 7 familje.

Janë të dëmtuara disa ura, ndërsa në njësinë administrative Bujan rrezikohet ura në Disdar si pasojë e prurjeve të shumta të lumit Bushtricë.

Dëme ka edhe në bagëti.

Ka ndërprerje të energjisë në njësitë administrative Llugaj, Bytyç Margegaj.

Në bashkinë Vau i Dejës në qarkun e Shkodrës ka prezencë të ujit në disa pjesë të bashkisë si dhe ndërprerje të energjisë elektrike në lagjet: Lisen, Mllojë dhe Dejë, njësia administrative Vau-Dejës, bashkia Vau-Dejës.

Po punohet për normalizimin e kalueshmërisë së mjeteve në aksin e bllokuar Tamarë- Vukël dhe Vermosh njësia administrative Kelmend, në Malësi të Madhe si dhe në aksin rrugor Qafë mali- Fierzë, si dhe rrugët rurale të njësive administrative Fierzë, Blerim, dhe Iballë në Fushë Arrës. Po punohet edhe për kthimin e energjisë në njësitë Iballë dhe Fierzë.

Në bashkinë Elbasan situata është më e normalizuar pas ndërprerjes së reshjeve, por po punohet nga grupet e punës të: strukturave përgjegjëse, kontraktuesit e mirëmbajtjes së rrugëve dhe OSHEE për normalizimin e situatës.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bën thirrje të gjithë banorëve që kanë probleme të kontaktojnë me autoritetet. Forcat e Armatosura janë përherë në gatishmëri për të dhënë ndihmën e tyre, në çdo rast emergjence.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Raporti zbulon shkelje në rastin e Arlinda Zekajt, kërkohen masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Punëve Sociale

17:19 / November 14, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.