Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Pelosi dënon sulmet e Azerbajxhanit ndaj Armenisë

14:57 / September 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 95
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve së Shteteve të Bashkuara Nancy Pelosi dënoi fuqishëm të dielën, ato që ajo i quajti sulme të paligjshme kufitare, të Azerbajxhanit ndaj Armenisë. Zonja Pelosi i bëri komentet gjatë një vizite në Armeni, pjesë e një përpjekjeje për të forcuar mbështetjen ndaj këtij vendi. Duke folur në qytetin antik të Jerevanit, zonja Pelosi tha se vizita e saj kishte rëndësi pas “sulmeve të paligjshme dhe vdekjeprurëse nga ana e Azerbajxhanit në territorin armen”, sulme që nxitën përleshje kufitare duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 200 personave.

“Ne i dënojmë fuqishëm këto sulme”, tha zonja Pelosi përkrah kryetarit të parlamentit armen Alen Simonyan, i cili javën e kaluar, shprehu pakënaqësi mbi përgjigjen e një aleance ushtarake të udhëhequr nga Rusia, ndaj kërkesës së Jerevanit zyrtar për ndihmë.

Zonja Pelosi tha se ishte e qartë se luftimet kufitare u shkaktuan nga sulmet azere ndaj Armenisë dhe se kronologjia e konfliktit duhej bërë e qartë sikurse tha ajo. Një ndarje e tillë e fajit mbi konfliktin shkon përtej asaj që Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë deri më tani në publik. Sekretari i Shtetit Antony Blinken shprehu shqetësime mbi luftimet dhe bëri thirrje për qetësi, por nuk foli mbi përgjegjësi.

Armenia thotë se Azerbajxhani bombardoi të paktën gjashtë vendbanime armene brenda kufirit, pak pas mesnatës së 13 shtatorit, duke sulmuar infrastrukturën civile dhe ushtarake me dronë dhe armë të kalibrit të rëndë. Jerevani zyrtar thotë se ky ishte një agresion i paprovokuar.

Azerbajxhani, i mbështetur nga Turqia, i hedh poshtë këto pretendime duke shtuar se se njësitë armene të sabotazhit u përpoqën të minonin pozicionet e Azerbajxhanit, çka nxiti përgjigjen e ushtrisë. Por Armenia i quan këto si dezinformata të Bakusë. /VOA/

Pelos
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dhuna s’duhet të jetë kurrë alternativë”/ Protestat në Shqipëri e rajon, Merz nga Samiti i Procesit të Berlinit: Duhet të vazhdojmë procesin e zgjerimit të BE

14:56 / October 22, 2026

Samiti i Berlinit në Budva, mbërrin kryeministri Rama

11:33 / October 22, 2026

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.