Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Plehrë”, sherr mes drejtuesve të Policisë së Tiranës, zbulohet e-maili

18:15 / September 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nano 2 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme janë bërë publike e-mailet e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Këto e-maile u bënë publike nga hakerat të cilët sulmuan adresat zyrtare të institucioneve shqiptare dhe titullarëve të tyre.

Në një nga e-mailet e mbërritura në adresë të Gledis Nanos ka qenë dhe një ankesë ndaj një oficeri në drejtim të eprorit të tij pasi kishte përdorur gjuhë fyese.

Shefi i sektorit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Haxhi Bala, i ankohet Nanos se gjatë një bisede me Drejtorin e Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika, në zyrën e këtij të fundit, ishin përdorur tone të larta dhe fyese nga ana e titullarit.

Sipas asaj që shkruhet në e-mail, Bala thekson se një ditë është thirrur në zyrë nga Panganika, për t’u sqaruar në lidhje me disa praktika për nënshkrim.

Pas një bisede të gjatë dhe të tensionuar mes Balës dhe Panganikës, ky i fundit është nxehur dhe e ka fyer duke i thënë: “Plehrë, dil jashtë nga zyra, mos të ta shoh më surratin”.

E gjithë kjo situatë sipas Balës ndodhi vetëm pse ai i kishte kërkuar eprorit të tij që të mos e lodhte disa herë me të njëjtën pyetje, për të cilën kishte marrë përgjigje.

“Drejtor po më lodh, unë i thashë jam asistenti yt i drejtpërdrejtë për shërbimet që mbuloj dhe drejtoj. Nëse nuk ekziston besimi, ma thuaj të bëj kërkesë dhe të iki. Kaq ishte dhe shpërtheu, me fyerje”, kështu i shkruan Bala në e-mail ish-Drejtorit të Përgjithshëm Gledis Nano, gjatë kohës që ky i fundit ishte ende në detyrë.

Ndërkohë më tej Bala në e-mailin drejtuar Nanos i kërkon këtij të fundit transferimin në një zyrë tjetër pasi e kishte të pamundur të vijonte punën normalisht me drejtorin aktual.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Urdhri i Ramës për dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku: Qeveria plan të vjetër për përmirësimin e mënyrës sesi funksionon meritokracia në procesin e përzgjedhjes në administratë

22:40 / October 22, 2026

Deputeti i PS-së Bido për seancën e sotme parlamentare: Teatër i shëmtuar nga Partia Demokratike

22:20 / October 22, 2026

Klosi, shkurt e qartë studentëve: Rama dorëheqje? Nuk është kërkesë që negociohet!

22:05 / October 22, 2026

Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm

21:22 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.