Policia bën me dije se Prokuroria e Tiranës ka vendosur sot ndalimin e publikimit të çdo të dhëne të botuar nga autorët e sulmit kibernetik dhe i ka kërkuar AMA-s dhe AKEP-it të ndihmojë rreth këtij urdhri.
Pas këtij vendimi, ka reaguar Partia Demokratike, përmes deputetit Tritan Shehu, i cili shkruan se Prokuroria dhe institucionet e tjera në vend duhet të mbrojnë të dhënat, të sqarojnë se pse arrihet kaq lehtë hakërimi i tyre, të identifikojnë përgjegjësit si dhe të kërkojnë dënimin e tyre.
Ai shton se medias nuk mund t’i mbyllen as sytë dhe as veshët, e aq më pak goja.
Postimi i Shehut:
Kesaj i thone “kur nuk ke cfare t’i besh gomarit i bije samarit”!
Policia, prokuroria dhe institucionet e tjera ne vend qe te kercenoje mediat, duhet:
— Te mbrojne te dhenat sensitive nga hakerimi, gje per te cilen jane shpenzuar miliona e miliona E.
—Te sqaroje pse arrihet kaq lehte te zbulohen te dhenat sensitive ne Shqiperi, gje qe po perseritet prej kohesh.
—Te kerkojne denimin e atyre qe jane pergjegjes ne Shqiperi per ndertimin e nje sistemi te tille kaq vulnerabel te mbrojtjes se atyre te dhenave.
—Te identifikojne kush e ka realizuar hakerimin, te kerkojne qofte dhe denimin e tyre formal, etj.
Keto jane detyrat e policise, prokurorise e te shume institucioneve te tjera.
Nuk eshte kercenimi e denimi i medias, qe i ka marre keto te dhena nga burime te publikuara me pare, as detyra dhe as e drejta e policise e tyre ne nje vend demokratik.
Perkundrazi, media ne kete rast sherben si “nje kembane” e forte alarmi e sensibilizimi te opinionit per sa po ndodh dhe rreziqet qe paraqet kjo per stabilitetin e vendit.
Medias nuk mund t’i “mbyllen” as syte e as veshet.
Aq me pak nuk mund t’i “mbyllet” goja!
Kjo eshte demokracia.
Eshte e pa lejueshme te perdoren akte kriminale te realizuara nga te tjere ne nje terren te brishte sigurie ne vend, per te cenuar parimet e demokracise.
Per te cunguar lirite e medias.