Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kucana 380x200 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reagimi i ambasadës amerikan e cila dënon dhunën në protestë, duket se ka dhënë efektin e parë në radhët e demokratëve.  Partia Demokratike, përmes zëdhënëses Floriana Garo, këtë të shtunë, është distancuar nga dhuna për herë të parë në protestën katër ditore në Tiranë.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike në emër të selisë blu është distancuar nga aktet e dhunshme të Ilirjana Kuçanës, e cila është zyrtare e Partisë Demokratike, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe ish- kandidate për deputete.

Iliriana Kuçana një ditë më parë, u kap në flagrance me një cantë me mjete piroteknike dhe u shoqërua në komisariat, por sipas Partisë Demokratike, Iliriana Kuçana nuk ka qenë pjesëmarrëse në protestë si anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, por vetëm si pedagoge në përkrahje të studentëve të saj, veprim ky që shënon dhe distancimin e parë të Partisë Demokratike drejtuar nga Sali Berisha nga dhuna e ushtruar në katër ditët e para në protestë.

“Krimi i vetëm i Ilirjana Kuçanës është se qëndroi në krahë të studentëve, se u përpoq t’i mbronte ata nga dhuna policore, se zgjodhi të ishte pedagoge, jo spektatore e dhunës së pushtetit ndaj të rinjve”, tha Garo në një deklaratë për mediat, ndërsa shtoi se Kuçana mund të jetë anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, por ajo ishte aty si pedagoge pranë studentëve të saj duke përmbyshur një detyrim moral dhe qytetar.

Ambasada Amerikane dhuna ne proteste PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit tjetër sulm ambasadës së Vatikanit, i vënë flakën kabinës së rojës 

14:22 / October 17, 2026

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.