Protestuesit kanë sulmuar sërish ambasadën e Vatikanit, që ndodhet në hyrje të rrugës së Durrësit. Siç shihet edhe në pamjet, ata i kanë vënë flakën kabinës së rojës.
Edhe tre ditë më parë ambasada e Vatikanit ishte pre e sulmeve të protestuesve të maskuar, të cilët shkulën flamurin.
