Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

VIDEO/ Flamuri amerikan nuk ishte vendosur si duhet, Veliaj korrigjon veprimin e pakujdesshëm

12:40 / September 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 09 21 at 12.34.30 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Flamuri i Shteteve të Bashkuara ishte vendosur i përmbysur në një prej aktiviteteve të ditës së sotme, ku ishte i ftuar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Bëhet fjalë për Samitin e Tretë të Grave të Biznesit të Diasporës, organizuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare në Tiranë. Sapo mori fjalën, kryebashkiaku Veliaj ka kërkuar që të korrigjohet ky veprim i pakujdesshëm nga ana e organizatorëve.

“Para se të filloj, a kemi dikë nga hoteli këtu, nga menaxhimi? Këtë flamurin amerikan e kemi mbrapsht. Kështu që do të preferoja ose t’i heqim fare, ose t’i respektojmë të gjithë. A kemi dikë që mund ta zhvendosë? S’e kam tek amerikano-filia, edhe pse atë e kam, por e kam te fakti që në Tiranë i bëjmë gjërat perfekt, edhe nuk bëjmë gafa të tilla,” u shpreh Veliaj.

Vetëm pasi flamujt janë zhvendosur për t’u rivendosur drejt flamuri amerikan, së bashku me flamurin shqiptar dhe atë të BE, Veliaj tha se aktiviteti mund të vijonte normalisht.

“Faleminderit! Perfekt! Tani mund të fillojmë. Secili prej nesh do të fyhej nëse kjo do t’i ndodhte flamurit tonë, edhe për shumë zonja që janë shqiptaro-amerikane, besoj që është gjëja e drejtë për të bërë,” tha kreu i Bashkisë.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla poston foton e Shehajt në aeroport: Po ikën për pushime në Itali pasi u vetëshpall lider i protestës kundër resortit në Zvërnec

09:31 / June 6, 2026

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.