Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjiknuri takon Sekretarin e Shtetit për Bashkëpunimin Ekonomik: Investimet synojnë ndërlidhjen rajonale

14:48 / September 21, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
307572889 632010954960960 6380189829288493241 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjermania do të vijojë mbështetjen e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri i shoqëruar dhe nga Blerina Gjylameti Sekretare për Organizimin dhe Sekretari Dixhital Etjen Xhafaj zhvilloi një takim pune në Berlin me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Bashkëpunimit Ekonomik, Niels Annen.
“Folëm për bashkëpunimin dypalësh, mbështetjen e Gjermanisë, zhvillimet e brendshme dhe rolin e Shqipërisë në politikën rajonale. Na siguroi se Gjermania mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe do të vazhdojë të japë kontribut themelor në procesin e integrimit rajonal duke mbështetur nëpërmjet mekanizmave të BE dhe ato bilateriale investimet që synojnë ndërlidhjen rajonale”, shkruan Gjiknuri në FB.
Gjatë vizitës së tij në Gjermani, Sekretari i Përgjithshëm i PS u takua dhe me kryetarin e SPD Lars Klingbeil, Kryetarin e Grupit Parlamentar të SPD Rolf Mützenich, Ministren e Brendshme Federale Nancy Faeser, Ministren e Mbrojtjes Kristine Lampreht, Ministren e Ekonomisë dhe bashkëpunimit ekonomik Svenja Schulze, Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Brendshme Rita Schëarzelühr-Sutter, ish-kryetarët legjendar të SPD Franz Müntefering e Rudolf Scharping, ish-kryetarin e Bashkisë së Berlinit Michael Müller ashtu sikurse deputeten dhe njëkohësisht zëdhënëse për politikat ekonomike të SPD Marja Lissa Vollers.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Deputeti i PS-së Bido për seancën e sotme parlamentare: Teatër i shëmtuar nga Partia Demokratike

22:20 / October 22, 2026

Klosi, shkurt e qartë studentëve: Rama dorëheqje? Nuk është kërkesë që negociohet!

22:05 / October 22, 2026

“Dhuna s’duhet të jetë kurrë alternativë”/ Protestat në Shqipëri e rajon, Merz nga Samiti i Procesit të Berlinit: Duhet të vazhdojmë procesin e zgjerimit të BE

14:56 / October 22, 2026

Samiti i Berlinit në Budva, mbërrin kryeministri Rama

11:33 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.