Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pas Shqipërisë, edhe Kosova tërheq nga tregu salçiçet “Wudy”, shkaktojnë probleme serioze

18:58 / September 21, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
307091413 396195939357149 6162837402424908365 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV), ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të të gjitha llojeve të produkteve të markës “Wudy”.

AUV ka ftuar qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos konsumojnë produktet e kësaj marke, për shkak se dyshohet se në to prani të një lloj bakteri.

“AUV menjëherë pas marrjes së informatës nga media se në produktet e prodhuesit AIA brendi ‘Wudy’, vendi i origjinës Itali, dyshohet për prani të bakterit Listeria në disa llote prodhimi, ka filluar gjurmimin për identifikimin e të gjitha llojeve të produktit të importuar në Kosovë nga ky prodhues”, thuhet në përgjigjen e AUV-it dërguar Radios Evropa e Lirë.

Kujtojmë se këtë mëngjes (21 shtator) Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri njoftoi për konstatimin e një bakteri të rrezikshëm në disa prodhime të markës së salçiçeve Wudy që shiten në Shqipëri.

Bëhet fjalë për  bakterin “Listeria monocytogenes”, i cili nëse futet në sistemin tretës mund të shkaktojë një mori problemesh.

AKU theksoi  se gjithçka ka ndodhur pas një njoftimi nga sistemi RASSF i Bashkimit Europian në lidhje me sigurinë ushqimore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas 36 vitesh, Hungaria hap dosjet e policisë sekrete të komunizmit

22:41 / November 4, 2026

Aksident ajror në Florida, helikopteri rrëzohet në det, një viktimë dhe dy të plagosur

22:01 / November 4, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.