Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kandidat për Bashkinë e Tiranës? Belind Këlliçi flet për herë të parë: Zgjedhjet janë test për opozitën

14:04 / September 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
belind kellici 770x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka komentuar për herë të parë zërat se do të jetë kandidat për Bashkinë e Tiranës në pranverën e vitit 2023. Ai ka thënë se zgjedhjet lokale kanë interes të madh dhe janë test dhe për opozitën që nuk garoi katër vite më parë.

Duke folur për emisionin “Kafe Shqeto”, Këlliçi u shpreh se ai deri tani nuk ka asnjë aspiratë për të garuar për këtë post, as nuk e ka kërkuar dhe as nuk e synon një betejë politike, me shumë mundësi, përballë Erion Veliajt.

“Nuk kam … Strategji jo njëherë, fare – tha pa hezitim Këlliçi. – “Me thënë të drejtën u bë pak kohë që kjo çështje flitet; pa diskutim që ka interes në raport me zgjedhjet lokale, është testi më i rëndësishëm me të cilin opozita do të përballet, zgjedhjet e ardhshme lokale.

Unë personalisht nuk e kam shprehur ndonjëherë këtë aspiratë, nuk e kam kërkuar dhe nuk kam thënë që synoj që të kem këtë pozicion e t’i futem kësaj gare, por nga ana tjetër gjithë ky perceptim vjen për shkak të qëndrimeve të mia – jo kritike, por brutale – për sa i përket Kryetarit të Bashkisë”, tha deputeti i PD.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plani sekret i Moskës për Kievin/ 70 raketa balistike dhe 720 dronë për të lënë qytetet ukrainase pa ujë, energji dhe ngrohje

10:51 / October 23, 2026

Kaosi dhe dhuna në Kuvend/ Sekretariati i Etikës përjashton me nga 60 ditë gjashtë deputetë të PD

10:46 / October 23, 2026

Dëmet nga protestat në Tiranë kapin vlerën e 2.15 milionë eurove, Tatimet nisin verifikimet për 127 bizneset e dëmtuara

10:40 / October 23, 2026

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani kërcënon se do të godasë objektivat civile në Gjirin Persik nëse SHBA-të dhe Izraeli rifillojnë sulmet ajrore

09:12 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.