Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ekskluzive / Përfaqësuesi i ONM-së përplaset me Prokurorin Edmond Shytko: Nuk rri dot të të dëgjoj se kam dhe punë të tjera

16:47 / September 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
teo jakobs
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokurori Edmond Shytko i Prokurorisë së Korçës u përball sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Firdes Shuli dhe Suela Zhegu, raporton tirananews.al.

Por të pranishmit në këtë seancë u përballën me një moment të pazakontë kur përfaqësuesi i ONM-së Theo Jacobs u largua në mënyrë demostrative nga seanca dëgjmore  për të cilën KPK ishte mbledhur.

 Theo Jacobs i është drejtuar subjektit Edmond Shytko se nuk ka kohë ta dëgjojë dhe se ka dhe punë të tjera. “ Nuk rri dot të të dëgjoj se kam dhe punë të tjera”,raporton tirananews.al.

Edmond Shytko e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Korçë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurori Edmond Shytko nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurori Edmond Shytko deklaronte pasuri me vlerë 2.7 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria familjare kap vlerën e 14.9 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 13.1 milionë lekë, automjet me vlerë 1.1 milion lekë, kursime në cash prej 600 mijë lekësh dhe likujditete bankare prej 38 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 25.5 milionë lekë, nga të cilat 58% kanë si burim pagën e subjektit dhe 35% pagën e familjarëve.

Disa pikëpyetje janë hedhur në lidhje me huatë e marra nga familjarët dhe të ardhura të siguruara nga puna part-time në Shtetet e Bashkuara.

Subjekti Edmond Shytko në deklarimin e vitit 2009 deklaron shtëpi banimi 54.5m2 në Pogradec me vlerë 2.5 milionë lekë, e fituar me kontratë dhurimi nga kunati.

Në vitin 2012 deklarohet blerje e shtëpi banimi me sip. 91.88m2 në Tiranë, blerë me dt 5.7.2012 me çmim 8,450,000 lekë. Burimi i financimit janë 2,200,000 lekë nga kursimet familjare dhe 6,250,000 huamarrje nga kunati, vëllai dhe kunata e subjektit.

Në vitin 2016, subjekti dhe bashkëshortja kanë deklaruar 11,800 dollarë të ardhura të përfituara nga puna part -time në ShBA gjatë periudhës së lejes së zakonshme 10.04.2016-23.04.2016 në të njëjtën kompani.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si u ndalën katër dronët kamikazë: Të shtunën e kaluar u parandalua terrori mbi Tiranë

11:00 / October 23, 2026

Plani sekret i Moskës për Kievin/ 70 raketa balistike dhe 720 dronë për të lënë qytetet ukrainase pa ujë, energji dhe ngrohje

10:51 / October 23, 2026

Kaosi dhe dhuna në Kuvend/ Sekretariati i Etikës përjashton me nga 60 ditë gjashtë deputetë të PD

10:46 / October 23, 2026

Dëmet nga protestat në Tiranë kapin vlerën e 2.15 milionë eurove, Tatimet nisin verifikimet për 127 bizneset e dëmtuara

10:40 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.