Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

De Biazi tregon recetën si përmbyset Izraeli

09:37 / September 24, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
de biazi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me Izraelin kemi përballje interesante vitet e fundit, sepse na kanë shkaktuar humbje të hidhura në shtëpinë tonë, ndërsa kuqezinjtë ua kanë kthyer reston në Tel Aviv. Kështu ndodhi në eliminatoret e Botërorit 2018, kur na mundën në Elbasan 0-3 dhe më pas fituam në fushën e tyre 3-0.

Trajner në të dyja ndeshjet ishte Xhani de Biazi. Edhe në këtë edicion të Ligës së Kombeve “raundin” e parë e fituan izraelitët në “Air Albania” dhe tani do të duhet një tjetër përmbysje si para 5 vitesh në Tel Aviv. Po a ia del dot Shqipëria këtë herë? Vetë Xhani De Biazi thotë “po”. Ish-trajneri i Shqipërisë jep edhe recetën se si mund të fitohet kundër Izraelit në fushën e tij. Aktualisht ai drejton Azerbajxhanin dhe të enjten shijoi një fitore të madhe kundër Sllovakisë, 2-1 në kohën shtesë.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, De Biazi thotë se Shqipëria i ka kartat në rregull për të fituar të dyja ndeshjet dhe për ta mbyllur e para në grup.

De Biazi dhe Reja duke diskutuar gjatë asamblesë së fundit të FSHF-së

Shqipëria luan kundër Izraelit sot, a mund t’ia dalë atje?

Padyshim që po. Izraeli është skuadër e mirë, por Shqipëria është gjithashtu një ekip i fortë, me lojtarë cilësorë dhe me shumë personalitet.

Po, por kemi shumë mungesa: Gjimshiti, Kumbulla, Manaj, Bare…

Kjo për mua është dytësore. Po, e di që ata janë lojtarë shumë të mirë dhe pjesë e formacionit bazë, por Shqipëria ka lojtarë të tjerë cilësorë që mund të bëjnë mirë në Kombëtare. Brezi aktual i futbollistëve është vërtet premtues dhe unë mendoj se Shqipëria i ka kartat në rregull për t’i fituar të dyja ndeshjet dhe për të dalë e para në grup.

Po, por Izraeli na mundi në ndeshjen e parë në shtëpi…

E thashë, ata janë një skuadër e mirë, por kjo nuk do të thotë se nuk munden në shtëpinë e tyre. Diçka ka ndodhur në të kaluarën me ta… (qesh).

Po, i kemi mundur kur ju drejtonit Kombëtaren, madje ndeshjen e parë e kishim humbur 3-0 në Elbasan. A keni ndonjë “porosi” për Rejën?

Asnjë porosi për Rejën. Ai është një trajner i zoti, që di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë. Do të ishte jo korrekte që unë tashmë i shkëputur nga Shqipëria prej kaq shumë vitesh të jepja këshilla në distancë për një koleg. Unë kam besim te skuadra dhe trajneri.

Dakord, po ua bëjmë ndryshe pyetjen… Çfarë bëtë me skuadrën që pasi humbët 3-0 në Elbasan, u hakmorët atje duke fituar gjithashtu 3-0?

Së pari, më lejoni t’ju them se ajo humbje në Elbasan ishte e çuditshme. Penalltia dhe kartoni i kuq aq shpejt kushtëzuan gjithçka. Madje, mendoj se që aty u vendos fati i atij takimi. Praktikisht pas atij episodi nuk pati më histori, sepse gjërat për ne shkuan keq. Ndërsa për ndeshjen e kthimit, nuk mund t’ju them me saktësi se çfarë kemi punuar në stërvitjen që kryem në Turqi, por mbaj mend që lojtarët ishin si të “plagosur”. Pra, ishte një skuadër me karakter dhe e ndieja, e lexoja në sytë e tyre që kërkonin revansh ndaj Izraelit. U kërkova vetëm që të jenë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe të shfrytëzojnë rastet që do t’ju jepeshin. Për fat të mirë i shfrytëzuam rastet dhe Sadiku ka shënuar dy gola. Ishte një lehtësim edhe për mua. Humbjen 3-0 në Elbasan e vuajta shumë dhe vetëm pas fitores në Izrael u ndieva i çliruar.

air albania de biassi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.