Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Mbyllja e kolegjit turk, avokati: Vendim i pabazuar në ligj, ortakët do t’i drejtohen arbitrazhit ndërkombëtar

21:46 / September 26, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kolegji turk
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar në një lidhje Skype, avokati që përfaqëson kopshtin “Mehmet Akif” të “Turgut Ozal”, u shpreh në emisionin “Open” se ky është një vendim i pabazuar në ligj dhe se nuk kuptohet se cila ka qenë arsyeja e vërtetë.

Sipas tij ministria e Arsimit nuk ka konstatuar shkelje në këtë kopësht, ndërsa shtoi se argumenti për shitjen dhe zhvendosjen e aktivitetit nuk qëndron, pasi për të “shitur pronën tënde, nuk ka nevojë për leje”, thotë avokati Isuf Shehu dhe shton se nesër këtij institucioni mund t’i mbyllen dyert.

Ai tha se çështja do të shkojë në Apel, teksa deklaroi se ortakët holandezë po shohin mundësinë që t’i drejtohen arbitrazhit ndërkombëtar.

“Vendim i pabazuar në ligj, sepse nuk bazohet në fakte dhe i ekzagjeruar, disporporcional. Është një praktikë abuzive që është ndjekur nga ministria, që nuk di as motivet as shkaqet, por fakti është që institucioni në fjalë ka shkelur ligjin. Ka pasur një praktikë nga ana e institucionit arsimor, që në shkurt 2022, dhe ministria kishte gjithë kohën e nevojshme për të bërë çdo komunikim apo vërejte, por çështja është që komunikimi me ministrinë ka qenë i vakët dhe nuk i dha kohë askujt që çfarëdolloj lloj kërkesë prej tyre ta zgjidhnin në kohë. Nuk e di përse në këtë moment. Nga ana e tyre nuk u konstatua problematikë nga ana e kushteve të brendshme.

Prindërit janë të revoltuar, të fyer. Fëmijët kanë qenë sot në kopësht, dhe nga nesër mund të ndërmerren veprime të detyrueshme, kopshti tani është duke proceduar me njoftime për të gjithë prindërit se nuk mund t’i mbajnë dot më aty. Do ti drejtohemi apelit, por nga ana e ortakëve holandezë, ata po shohin mundësinë drejt një arbitrazhi ndërkombëtar, sepse nuk besoj se kanë besim në drejtësinë shqiptare.

Nesër kopshti i mbyll dyert! Në lidhje me kolegjin, është akoma dhe më absurd… edhe në kohën e komunizmit nuk merrte njeri leje për shitjen dhe blerjen e një prone. Licensa nuk të pengon të shesësh dhe blesh pronat e tua, por gjithsesi janë në dijeni”, tha ai.

Ndërkohë reagimeve të kryeministrit Edi Rama, ai u është përgjigjur duke thënë se kryeministri në këtë proçes është palë dhe se nuk dëshiron që të komentojë më gjatë.

“Nëse do ishte ndonjë koment i ndonjë eksperti mund t’i hyja një lloj diskutimi, por është komenti i një komentuesi… kryeministri në këtë proçes është palë, ashtu siç jam unë, duket ta kuptojmë këtë pozitë, ai flet njësoj si flet dhe unë. Çështja e shit-blerjes ka shumë vite që nuk bëhet me leje”, deklaroi ai.

arbitrazh avokati kolegji turk
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria në fazë plakjeje agresive, për herë të parë në histori mosha mediane arrin BE-në

10:53 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.