Teksa përmendi tragjedinë e Himarës, ku u vra 7-vjeçarja nga një skaf, kryeministri Edi Rama tha se do të ketë një plan të ri për rritjen e sigurisë në plazhet e vendit.
“Tragjedia që ndodhi, ishte një këmbanë e fortë alarmi. Kam besim që edhe me planin e ri për të mos lejuar më përdorimin e jetskive kudo, por për t’i sistemuar ato në zona të caktuara. Do të kemi më shumë disiplinim, por ne vijmë nga një histori që deti është parë si armiku.
Nuk ka rrugë tjetër veçse rrugës së zhvillimit. Është shumë e rëndësishme të zbatohen ato që shkruhen. Nevoja për ta reformuar të gjithë administrimin e detit është në tryezë dhe të gjitha instuticionet që i kemi të shtrira edhe në det që bëjnë një lëmsh të madh kompetencas, do të rishikohen.
Sfida jonë është që sezonin turistik ta heqim nga fjalori, Shqipëria të jetë në sezon turistik gjithë vitin. Nëse në verë kemi zgjatje të sezonit, rezervimet janë deri në mes të tetorit”- tha Rama.