Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I vihet tritol në banesë djalit të të ekzekutuarit nga policia për vrasjen e 5 personave. Ngjarja u mbajt e fshehtë

10:28 / April 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tritol
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një sasi e konsiderueshme tritoli ka shpërthyer në banesën e shtetasit Marin Begeja në fshatin Kukël të bashkisë Vau Dejës ndërsa ndodhej pas derës së shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur 13 ditë më parë, por nuk është raportuar. Begeja mori disa dëmtime por i shpëtoi këtij atentati. Marin Begeja është djali i Tom Begejës.

Ky i fundit në gusht të vitit 2002 u ekzekutua nga forcat e policisë në Kukël pasi më përpara akuzohej se kishte vrarë 5 persona mes të cilëve një grua shtatzënë dhe djalin e tij 25 vjeçar.

Marin Begeja ka dyshime se vendosja e tritolit ka ardhur vetëm si shkak i konflikteve të shumta që ka lënë të hapura babai i tij ndërsa tregon se tritoli ka qenë i telekomanduar.

Nga ky shpërthim mund të kishin rrezikuar fëmijët e fshatit që shkojnë në shkollë çdo mëngjes.

Marin Begeja kërkon që policia ta zbardh sa më parë këtë ngjarje sepse familja e tij është e frikësuar.

Tom Begeja në vitin 2002 ishte i shumëkërkuar për policinë pasi 53 vjeçari akuzohej si autor i 5 vrasjeve dhe një tentative për vrasje. Policia kishte dështuar 3 herë për ta kapur.

Ato ngjarje të 17 viteve më parë e përndjekin edhe sot familjen Begeja duke i vënë tritol djalit të tij Marin Begeja, baba i 6 fëmijëve. Shpërthimi me tritol ndodhi 13 ditë më parë por policia e fshehu edhe pse është një ngjarje e rëndë./Panorama/

akuzar per vrasje baneses
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.