Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Si ndihmoi administrata e burgut të Fierit krahun e djathtë të bandës së Tan Kateshit

18:31 / September 27, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
taulant balliu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Taulant Balliu, i dënuar përjetë për vrasje e krime të rënda si anëtar i bandës së Tan Kateshit në Elbasan, është ndër të favorizuarit e administratës së burgut të Fierit, e cila duket se nuk është kursyer me shtimin e ditëve të punës as për “Çiken”.

Në dosjen penale të dënuarit Taulant Balliu , ka rezultuar se ;

Për këtë të dënuar nga ana jonë janë verifikuar 130 ditë pune në IEVP Fier, të shënuara në kartelat e punës, për periudhën muajit Tetor, Nëntor, Dhjetor viti 2019 dhe Janar, Shkurt viti 2020.

Nga këqyrja në regjistrin e hyrje daljeve nr.68 prot datë 26.02.2018, i cili fillon me datën 04.07.2019 dhe përfundon me datë 05.09.2020 dhe rezulton se i dënuari Taulant Balliu, ka dalë në punë 60 e konvertuar në ulje dënimi 9 ditë konkretisht;

Për muajn Tetor 2019, ka dalë për punë në datat 2, 3, 14 (gjithsej 3 ditë) dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Për muajn Nentor 2019, ka dalë për punë në datat 21, 26, 28, 29, 30 (gjithsej 5 ditë)  dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Për muajn Dhjetor 2019 ka dalë për punë në datat 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13, 14, 15, 16, 17, 18, 19, 21, 24, 26 (gjithsej 22 ditë)  dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Për muajn Janar 2020, ka dalë për punë në datat 8, 10, 11, 13, 14, 22, 24, 27, 28, 29 (gjithsej 10 ditë)  dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Për muajn Shkurt 2020 ka dalë për punë në datat 3, 4, 5, 6, 7, 8, 10, 11, 12, 14, 17, 18, 19, 20, 21, 24, 25, 27, 28, 29 (gjithsej 20 ditë)  dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Referuar Urdhërit nr.2259, datë 18.03.2008 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Mbi punësimin e të dënuarve në burgje dhe paraburgime”. Komisioni i Punësimit i burgosurve ka në përbërje shefat e sektorit ligjor, social, shëndetësisë dhe sigurisë, të cilët ndjekin në dinamikë frekuentimin e procesit të punësimit nga i burgosuri.

Personat përgjegjës që nuk kanë verifikuar frekuentimin e punës nga të dënuarit janë Përgjegjësi i Sektorit të Burimeve Njerëzore Albi Rrezhda, Dorjan Nukaj, Përgjegjësi i Sektorit të Çështjeve Shoqërore, Eris Isufaj, Përgjegjësi i Sektorit Ligjorë Gerald Nonaj, Ervis Alliaj Shefi i Policisë Bashkim Meci Përgjegjësi i Sektorit Shendetësorë Arbëri Gjermeni, Enflor Hoxha.

Personat përgjegjës të cilët kanë nënshkruar kartelat e punës janë, evidencieri Ervis Alliaj, Gerald Nonaj dhe Miratuar nga Drejtori i IEVP

Si rezultat i falsifikimit të ditëve të punës nga IEVP Fier në kundërshtim me kriteret e saj i dënuari ka përfituar rreth 19.5 ditë ulje dënimi, nga veprime haptazi të kundra ligjshme kur realisht duhej të përfitonte 9 ditë ulje dënimi nga puna.

Taulant Balliu është i njohur ndryshe me pseudonimin “Cikja”, krahu i djathtë i kreu të grupit kriminal Tan Kateshi të ngritur në vitin 1997 në qytetin e Elbasanit. Banda e Kateshit aktivitetin e saj kryesor e ka nisur me grabitje në akset rrugore, vendosje gjobash, vjedhje me dhunë të makinave etj. Të trimëruar me armët në krah dhe numrin e madh të pjesëtarëve të grupit shumë shpejt do të nisnin edhe me krimin e vrasjes. / TCH

Taulant Balliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sherri nisi jashtë bilardos, si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has, arrestohet pas ngjarjes

15:42 / October 23, 2026

I sekuestrohet pasuri me vlerë 77 milionë lekë, një kompani dhe 24 makina anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, SPAK jep detajet

12:44 / October 22, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.