Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ku gaboi Ahmetaj, dhe do shpallet “non-grata”? Rama: Skuadrën e organizoj unë, jo tifozët

13:31 / September 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ahmetaj rama e1664360038915
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave këtë të mërkurë, si rrallë herë doli vetë në komunikimin me gaetarët. Rama komentoi largimin e Arben Ahmetaj nga drejtimi i qarkut Vlorë, duke hedhur poshtë se mund të ketë lidhje me hetimin për inceneratorët apo me ndonjë informacion që mund të ketë marrë për shpalljen “non-grata”.

“Këto janë përrallat që thashë edhe dje. Ju jeni në të drejtën tuaj të tregoni përralla duke kërkuar pas çdo vendimi e hapi, qëllime që nuk ekzistojnë. Natyrisht që është diçka që nuk do të ndodhte 10 vite më parë, por ndodh që për hir të lirisë së mediave, të spekulohet deri në ekstrem me lloj lloj shpifjesh e gënjeshtrash që vijnë nga qëllimi për të bërë lajm apo shpifur.

Nuk di çfarë të them, Zoti i paftë të gjithë dhe të kujdeset për të gjithë. E vërteta e ka akoma më të vështirë të përçajë në këtë rrugë ku sundon gënjeshtra. Ne jemi në të drejtën tonë të bëjmë ndryshime organizative, i kemi bërë gjithmonë. Këto nuk kanë lidhje fare, kush jam unë në fund të fundit.

Se si organizohet një skuadër, është e drejta e skuadrës, nuk është e tifozëve dhe spektatorëve. Pse duhet të ketë bërë patjetër diçka që të lëvizë nga një pozicion. Pse nuk është më thjesht se kaq? Kur secili jep maksimumin, bëhen dhe riorganizime. Organizimi bëhet për zgjedhjet vendore, nuk ka të bëjë me përrallat e tjera”.

Arben Ahmetaj Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.