I arrestuar nga policia në Athinë, Esmin Ferhati rekrutonte dhe kontrollonte të rinjtë që kishin qënë në burg, duke krijuar një rrjet kriminal. Gazeta greke “Protothema” shkruan se nuk është rastësi që tre shqiptarët që ndodheshin pranë tij, ishin liruar nga burgu një vit më parë, pasi ishin dënuar me shumë vite burg.
Një pjesë e madhe e grabitjeve dhe trafikut të drogës vinin nga banesat e studentëve. Por ajo që paraqet shumë interes janë punët e 30-vjeçarit shqiptar, pasi dyshohet se ai mund të jetë pronari i të paktën tre bizneseve në Athinë.
Po ashtu zbulimi i tre bandave e kishin shndërruar Universitetin Politeknik në një fole kriminelësh. Nëndrejtoria e Sigurimit të Athinës, do të zbardh një sërë grabitjesh dhe veprimesh të tjera kriminale të pazbardhura edhe sot e kësaj dite.
Hapat që do ndjekin autoritetet për zbulimin e veprimtarive kriminale
Hapi i parë në këtë drejtim janë rezultatet e testeve balistike mbi armët e gjetura. Hapi i dytë është hapja e celularëve të personave të përfshirë, pasi nga të dhënat dhe kontaktet do të gjenden, anëtarë të panjohur të grupeve kriminale, por edhe persona të tjerë me të cilët kanë pasur transaksione, kryesisht në lidhje me marrëveshjet me trafikun e drogës.
Në të njëjtën kohë po hetohen kontaktet e polices 22-vjeçare në provë të departamentit Zografou, e cila “dogji” dy operacione të policisë, duke u dhënë informacion bandave nëpërmjet partnerit të saj shqiptar për forcat e policisë dhe lëvizjet e tyre. Po shqyrtohet gjithashtu mundësia e përfshirjes të personave të tjerë në “shërbimin inteligjent” të organizatave kriminale.
