Forumi i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonomisë Qarkulluese, po mbahet këtë të premte. I pranishëm në këtë aktivitet, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf tha se legjislacioni nuk është në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian.
“Shqipëria e ka vendosur veten në objektivat afatgjatë për të arritur në këtë sistemin modern në sistemin e mbetjeve, legjislacioni prezent aktual nuk është në përputhje tërësisht me direktivat e BE-së në sektorin përkatës. Këto janë modifikuar që në 2018, por ju e bëni për Shqipërinë këtë dhe jo për ndjekur rregulla të Brukselit. Mbetjet janë të kushtetueshme, nëse i reduktoni materialet, keni reduktuar kostot.
Niveli i mbulimit është rritur në 87% në 2022, është një hap i mirë përpara, shumë shërbime që janë ofruar për depozitimin e mbetjeve, por nuk është i mbuluar i gjithi. Targeti është i ulët, nuk është përcaktuar një target. Kjo detyrë është zbatuar në të gjitha nivelet. Me udhëzimet e prezantuara sot, Bashkitë do të marrin një mjet shumë të mirë, duhet ta përdorni sa më mirë, ju uroj shkëmbime të frytshme sot”.
