Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

‘Kur je e re ke ‘bukurinë e djallit’! Monica Bellucci mbush 58 vjeç

00:00 / October 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
monica belluci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Monica Bellucci ka dhënë një intervistë të plotë me rastin e 58-vjetorit të lindjes dhe ka deklaruar se është plotësisht e pajtuar me kohën që po kalon. Aktorja ka shpjeguar se nuk është e fiksuar pas rinisë dhe përkundrazi, ka arritur ta përqafojë veten dhe ta dashurojë në çfarëdo moshe që është.

Duke folur për “Sunday Times” ajo fillimisht u shpreh se: Ka shumë femra që ndihen të lira dhe të gatshme të rriten, në mënyra të ndryshme.

Siç tha ajo, nuk është e gatshme të humbasë vitet duke ndjekur dieta strikte dhe sfilitëse dhe as nuk do të “shkrihet” në palestër, duke pasur një ankth të përhershëm për imazhin e saj. Natyrisht, ajo e do veten dhe kujdeset për veten, duke bërë ‘pilates’ për të mbajtur në formë dhe thjesht duke ndjekur dietën e saj për disa ditë nëse ndjen se ka shkuar përtej asaj që mendon se është “ideale” për të.

“Unë nuk kam obsesione të tilla. Unë kam qenë gjithmonë një grua me forma. Unë kurrë nuk kam qenë shumë e dobët, kjo është natyra ime. Kur je 50 dhe 60 vjeç, nuk ke të njëjtat nevoja si kur ishe 20 vjeç. Ti ndryshon, si kur mirëpret një fëmijë në botë. Ju ndryshoni prioritetet,”- shpjegoi aktorja hollivudiane.

Siç tha më pas, tani kalimin e kohës e sheh si diçka që ka një ndikim pozitiv në jetën e saj.

“Ka shumë momente të ndryshme në jetën e dikujt. Kur je e re, ke bukurinë e djallit, kështu e quajnë në Francë. Do të thotë bukuria e rinisë, bukuria e një momenti biologjik në jetën tuaj. Por jeta vazhdon,”- tha ajo.

Monica Bellucci është nënë e dy vajzave, Deva, 18-vjeçare dhe Leonie 12-vjeçare, të cilat i ka me ish-bashkëshortin e saj, Vincent Cassel. Ndonëse janë ndarë që nga viti 2013, ata ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë për hir të fëmijëve të tyre.

“Kemi shumë vite të ndarë, por kur je prind, je prind përgjithmonë. Është bukur të kemi një marrëdhënie të mirë për fëmijët tanë. Ne takohemi sa herë që kemi mundësi”, tha ajo.

Së fundi, ajo ka shpjeguar se dëshiron t’u përcjellë stimujt e duhur vajzave të saj dhe t’i bëjë ato të mos hyjnë kurrë në një “luftë” midis grave dhe burrave.

bukuria DITELINDJA monica belluci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.