Kompania daneze Cebra është shpallur fituese e Konkursit Ndërkombëtar mes 5 studiove të arkitekturës për “Tirana Multifunctional Center”, ndërtim i cili sipas kryeministrit Rama “do të forcojë më tej profilin e metropolit rajonal të së ardhmes për kryeqytetin tonë”.
Në ndërtimin e saj do të përdoret teknologjia më e fundit.
Shpallja e fituesit u bë nga një praj anëtarëve të jurisë, i cili tha ndër të tjera se ky projekt mori konsensusin e madh për hapësirën urbane të Tiranës.
“Pas një diskutimi jashtëzakonisht të ngushtë dhe pasionant, juria vendosi të pranojë projektin Cebra si fitues të këtij konkursi.Projekti që mori konsensusin më të madh për hapësirën urbane të Tiranës. Ne do të rekomandonim që zgjidhja të zhvillohet dhe për tu bërë pjesë reale e hapësirave publike, pjesa e drejtë e fasadës duhet të përmirësohet, për të arritur të njëjtën cilësi si të fasadave të tjera të artikuluar”, tha përfaqësuesi i jurisë, Stefano Boeri.
“Tirana Multifunctional Center” do të jetë ndërtesa më e re që do të ngrihet në zemër të Tiranës, pas Pallatit të Kulturës, e do të përmbajë qendra biznesi, brand-et më të njohura të restoranteve, apartamente dhe parkim publik.
