Lajmi se 23 mln euro u sekuestruan në aeroportin e Parisit, në dy valixhe diplomatike shqiptare, publikuar nga mediat në Mali, është mohuar nga policia franceze.
Lajmi i cili gjeti pasqyrim të gjerë, edhe në median shqiptare për shkak të sasisë së madhe të eurove të sekuestruara, por edhe të faktit se ndodheshin në valixhe diplomatike.
E kontaktuar nga ambasada shqiptare në Francë, lidhur me lajmin e publikuar për sekuestrimin e 23 mln eurove, policia franceze ka mohuar një operacion të tillë, duke theksuar se lajmi është i pavërtetë.
Mediat në Mali publikuan sot se në aeroportin e Parist janë sekuestruar 23 mln euro në dy valixhe diplomatike, të cilat kishin për destinacion Shqipërinë.
