Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Historia e trishtë e 36-vjeçares/ Ditën kur mësoi se ishte shtatzënë, u diagnostikua me tumor në gji

17:20 / October 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
iii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ditën më të bukur të jetës së saj, Elisabetta Socci do të zbulonte se ndërkohë që brenda saj rritej një foshnje, diku në trupin e saj rritej edhe kanceri i gjirit.

Në muajin e tretë të shtatzënisë, 36-vjeçarja italiane nga Ravenna do të niste seancat e para të kimioterapisë, por të pasuksesshme pasi qelizat kancerogjene rriteshin dita-ditës duke u shpërndarë edhe në organet jetike si mëlçia dhe veshkat.

Në muajin e tetë të shtatzënisë solli në jetë vajzën e saj me prerje cezariane, pasi situata e saj shëndetësore po përkeqësohej dhe nuk mund ta përballonte lindjen natyrale. Menjëherë pas lindjes, mjekët i këshilluan të bënte mastektomi pasi kanceri po prekte sistemin limfatik. Ndërkohë që nuk pati mundësi as të ushqente të bijën me gji, gruaja e re i kalonte ditët nëpër spitale derisa ndërroi jetë.

Historia e trishtë u zbulua nga i shoqi, Matteo, i cili ndër të tjera është shprehur: “Nuk është aspak e lehtë për mua, por mbi të gjitha për vajzën tonë, e cila nuk do ta ndiejë kurrë aromën e puthjeve dhe përqafimeve të Elisabetta-s. Gruaja ime u kap fort pas jetës në momentet e saj më të vështira pasi vajza jonë ishte gjithçka që ajo ëndërronte. Shpeshherë nuk bënte kimioterapi pasi i druhej se diçka e keqe mund t’i ndodhte. Unë do ta rris atë duke i thënë se sa e veçantë ishte nëna e saj. Elisabetta nuk reshti së jetuari dhe shijuari të tashmen. Të gjithë e dinin që ishte e sëmurë, por ajo ishte një luftëtare, ndaj u them të gjitha vajzave dhe grave në të njëjtën situatë të mos heqin kurrë dorë.”

Elisabetta Socci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas 36 vitesh, Hungaria hap dosjet e policisë sekrete të komunizmit

22:41 / November 4, 2026

Aksident ajror në Florida, helikopteri rrëzohet në det, një viktimë dhe dy të plagosur

22:01 / November 4, 2026

Obama pas fitores së demokratëve: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë

10:19 / November 4, 2026

Donald Trump: Lufta me Iranin ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit

10:00 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.