Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ngre shqetësimin se Bashkia Peqin është e vetmja në Republikën e Shqipërisë që nuk ka përfituar asnjë lek nga Rilindja Urbane.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Sula ka publikuar foto të dokumentuara përmes së cilës tregon gjendjen e infrastrukturës në këtë zonë.
“Bashkia e Peqinit, është një problematikë jashtëzakonisht e madhe. Është e vetmja në Republike që nuk pa përfituar nga Rilindja Urbane. Do ju jap prova dhe fakte të pakundërshtueshme që në Bashkinë e Peqinit, në vitin e 10 nuk është investuar qoftë asnjë lek. Ju garantoj dhe sfidoj, edhe në 5 komunat nuk është investuar asgjë. Rruga për të shkuar në spital, ambulanca jo e jo që nuk shkon por as me zetor. Rruga është e mbushur me tulla për të shkuar në spital. Këto janë foto që tregojnë gjendjen. Gropa është në mes të rrugës. Zotërinjtë e qeverisë, kryeministrit po i lutem të vë dorën në zemër. Bashkia çdo ditë po zbrazet për shkak të migrimit. Është zonë me resurse të shumta, porn ë Peqin qeveria nuk ka investuar qoftë edhe një lek. Siç është lënë qendra e qyteti është lënë dhe futbolli. Ish komuna e Shezës ka një problematikë të madhe. Shikoni si është rruga. Ka 6 vite është prish dhe as nuk ndërtohet. Fermerët e zonës së Peqinit kultivojnë shumë nektarina, por rreth 7 kuintal ikin. Një problematikë tjetër në Sheze, është dhe shkolla. Është viti i 6 që është hequr shkolla e fëmijëve nga qendra e komunës për disa fshatra të tjerë. Nga Fshatin ku është caktuar shkolla, janë 10 km rrugë për të shkuar fëmijët e këtyre fshatrave. Prindërit janë ngritur disa herë në protestë, dhe para 3 ditësh u vendos që mësimi të zhvillohet paradite, por prapë fluksi nuk e përballon. I lutem ministres së Arsimit, të zgjidhë situatën”, u shpreh deputeti Sula.